Vetëm së fundmi aktorja Olta Gixhari bëri publike shtatzëninë e saj, pas thashethemeve që qarkulluan poshtë e lartë.
Me një postim në llogarinë e saj ajo konfirmoi shtatzëninë e njëkohësisht prezantoi edhe partnerin e saj, për të cilin ajo ka refuzuar të flasë publikisht për shumë gjatë, njofton Insajderi.
Dyshja po qëndrojnë në Spanjë ku aktorja edhe po kalon muajt e shtatzënisë.
Shtatzënia ndryshon trupin e një femre dhe natyrisht që aktorja po mundohet të ketë një qasje më pozitive.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo postoi një fotografi në bikini ku edhe shfaq barkun e rrumbullakosur dhe gjinj të fryrë, duke iu referuar trupit të një shtatzëne si vend special ku rrisim kryeveprat tona.
“Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës. Gjinj të fryrë nga qumështi, bark i rrumbullakosur, si një vend special ku rrisim kryeveprën tonë! Shijojeni shtatzëninë, mos kini turp nga trupi juaj në këtë proces magjik. E ka falur Zoti femrën. Ju dua qenie të bukura që vetëm dashuri përcillni.” /Insajderi.com