Vjosa Osmani kujton çlirimin e Prishtinës me një foto emocionale

Çlirimi i Kosovës është ndër ngjarjet më madhështore të historisë që Kosovë. Datën e çlirimit të Kosovës e ka uruar edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani kujton çlirimin e Prishtinës me një foto emocionale

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka kujtuar ditën e çlirimit të Prishtinës që është 11 Qershori.

Pas disa muajëve bombardimesh të NATO-s me bashkëpunim me forca paqësore dhe luftarake në Kosovë u realizua ideali i lirisë së Kosovës.

“Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lire”, ka shkruar ndër tjerash Osmani.

Vjosa Osmani me këtë përshkrim ka bashkangjitur një fotografi emocionale në momentin kur u çlirua kryeqyteti i Kosovës. /Insajderi/

Postimi i plotë:

 

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.

Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!