Këngëtarja, Rita Ora fshiu një foto nga Instagrami, foto kjo e shkrepur gjatë një sesioni në palestër, kur ndjekësit vërejtën diçka ‘të çuditshme’ në foton e saj, njofton Insajderi.
Rita Ora u zu nga ndjekësit për editimin e njërës nga fotot që postoi në llogarinë e saj në Instagram. E njëjta foto u fshi menjëherë për t’u ripostuar më pas.
Në foton që postoi, ndjekësit ishin të shpejtë të vërenin ‘dritaren e lakuar’, që tregonte se ajo kishte edituar foton me Photoshop, që beli i saj të dukej më i hollë, njofton Insajderi.
Më pas kjo foto u fshi, dhe këngëtarja postoi të njëjtën të paedituar.
Nëse krahasojmë këto dy foto, është e sigurt të thuhet që ajo duket bukur edhe pa ndërhyrje të fotos. /Insajderi.com