Për një karrierë muzikore që shtrihet përtej pesë dekadash, Sabri Fejzullahu u nderua me “Qelësin e Qytetit”, këtë të enjte.
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ndau këtë mirënjohje për Fejzullahun, për gjithë kontributin e dhënë gjatë karrierës, shkruan Koha.net, transmeton Insajderi.
“Kemi vendosur që “Çelësin” t’ju japim juve, për kontributin e dhënë për Prishtinën. Po them për Prishtinën për shkak se edhe atë ditë kur e mbajtëm koncertin, njerëzit të identifikojnë si prishtinas. Unë të kam quajtur zemra e Prishtinës, dhe faleminderit për 55 vjet karrierë. Edhe gjatë kësaj karriere këngët më të njohura i ki për Prishtinën. Edhe atë ditë besoj na ke kënaq edhe me koncert”, kishte thënë Ahmeti.
Sabri Fejzullahu ka thënë se është ndjehet i nderuar që i është ndarë “Çelësi i Qytetit”. Ai pati edhe fjalë të mira për kryetarin Shpend Ahmeti.
“Shpend, më ke nderuar shumë, si kryetar dhe gjithë asambleja juaj që punon edhe që ka punuar më së miri që katër muajt e fundit. Unë si qytetar, si çdo njeri i përcjell punët e kryetarëve të komunave. Jam në kontakt me njerëz, edhe me pastrues, edhe me bujq, edhe me fëmijë. Flitet që në Ballkan, po e them me gjithë zemër, jeni njeriu dhe komuna më e suksesshme, duke e nisur prej pandemisë që ka qenë një tmerr. Por, që gjithmonë ju me njerëzit tuaj e keni nisur që të mos e humbni mësimin”, ka theksuar Fejzullahu.
Burimi: Koha.net