‘toka amerikane e ëndrrave’" />

Si ndodhi që fjala ‘lukth’ e shndërroi Dafina Zeqirin në një meme?

Si ndodhi që fjala ‘lukth’ e shndërroi Dafina Zeqirin në një meme?

Së fundmi, gjatë një interviste në NIN me Alaudin Hamitin, Dafina Zeqiri tregoi pse ‘toka amerikane e ëndrrave’ nuk funksionoi për të e për më tepër, pas shumë viteve ajo foli edhe për zënkën më të famshme në industrinë shqiptare të muzikës.

Ajo që ndoshta edhe nuk u kuptua nga dëgjuesit e saj, ishte përdorimi i fjalës ‘lukth’, përgjatë intervistës. Në një rast ajo tha se ‘e kam ndjerë në lukth që duhej të kthehesha në Kosovë nga Suedia’ për të zhvilluar karrierën e saj.

E si rrjedhojë, kjo shndërroi këngëtaren në një ‘meme’ që e publikoi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

View this post on Instagram

😭 *died*

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

Me ‘ndjenjën e lukthit’ këngëtarja po i referohej asaj që më së miri në shqip do të përkthehej dhe kuptohej si ‘ma ka ndjerë zemra’. Gjithsesi, shumë gjëra humbasin në përkthim, meqenëse këngëtarja deshi të përdorte frazën angleze ‘gut feeling’.

‘Gut feeling’ ose ‘ndjesia e stomakut’(në rastin e Dafinës ‘lukthi’), që disa e quajnë ‘një njohuri të thellë’, karakterizohet nga kuptimi i diçkaje me pak ose aspak shpjegim. Është arsyeja pse disa njerëz shmangin rrugicat specifike në një moment të caktuar, ku më pas ipet lajmi se aty ndodhi një vrasje, pse të tjerët heqin dorë nga puna në dukje të përsosura vetëm për të gjetur diçka më të mirë më vonë, ose pse dy të dashuruar martohen pas gjashtë muajsh: Ata thjesht e dinë se është më e mira për ta. /Insajderi.com