Këngët popullore të kënduara nga Asim Gashi numërojnë miliona klikime në platformën e Youtube, njofton Insajderi.
Ndonëse i është përkushtuar këndimit ai ka tetë vite që ka diplomuar në Akademinë e Arteve në nstrumentin percussione – i pari i diplomuar për këtë instrument në Kosovë – dhe vazhdimisht ka kërkuar një kotratë pune në Filharmoninë e Kosovës dhe MKRS-së.
“Znj.Ministre une sot e 8 vite kam diplomuar ne Akademine e Arteve dega muzikes ne istrumentin (percussione) tek prof.Mojca Sedeu ne Shkup,jam i diplomuari i par ne Kosove ne kete istrument,une qe 8 vite kerkoj kontrat pune ne Filharmonin e Kosoves,si dhe ne Ministrin e Kultures Rinise dhe Sportit, gjithqka eshte e kote!”
Ai shtoi se Ministria dhe Filharmonia po ia drejtojnë fajin njëra-tjetrës, andaj dëshiron përgjigje se si qëndron e vërteta.
“Dua ta di,kete istitucion a e ka privatizu drejtori me 4 mandate qe i ka ber,qe dmth qe 16 vjet eshte drejtor dhe ben qysh aj don,puneson aj si don apo eshte institucion qe baguhet nga taksapaguesit dhe qytetaret e Kosoves! Une qe 8 vite kam kerkuar pune ne Filharmoni,Baki Jashari me Mbiemer te madh e me njerzim pak me thot qe Ministria i ka fajet,a ministria me thot Drejtori Baki i ka fajet kush din me me treguar Dua pergjigje..! A sot me daten 16.06.2020 une nuk bej pjes ne inqizimet e filharmonis,por ky drejtori muskuloz qe edhe besa e lufton papunsin qohet e thirr tjeter person ne keto projekte e aj tjetri person ka pagen dikun rreth 600€ edhe plus ketu qka merr prej filharmonis,a une i papunsuar,ku jeni nepotizaaaaaa breeee marreeeeee turp duhet te keni”.
Këngëtari po ashtu thekson se ai nuk do të ndalet së kërkuari për të drejtat e tij. Në fund i udhëzon të gjithë ata përgjegjës të kontrollojnë pak më tepër për proceset e punësimit në Filharmoninë e Kosovës.
“Une nuk do te ndalem per te drejtat e mia,po jau bej me dije e sidomos asaj klikes se hijenave ne filharmoni! Urdheroni kqyrni pak,hini punsimeve aty qka bohet qka marohet,familjarizem,ky institucion me udheheqesin qe ka eshte institucion i turpit ne krye edhe disa qe jan ne bord aty! Per sot kaq kisha,nuk do te ndalem do ti shkoj deri ne fund kesaj pune,te friksohem se kam njet”. /Insajderi.com
Pershendetje!Nje leter te hapur per Ministrine e Kultures Rinise dhe Sportit, nga une Asim Gashi.Znj.Ministre une…
Gepostet von Asim Gashi am Dienstag, 16. Juni 2020