Aktorja shqiptare, Almeda Abazi ka vite që është zhvendosur në Turqi ku dhe gjeti dashurinë e saj të jetës, aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin u kurorëzua në vitin 2017, njofton Insajderi.
Por jeta e saj personale, fiziku i bukur dhe karriera e saj duket se ndolli ndjenja urrejtjeje tek një ndjekëse anonime në llogarinë e saj në Instagram. Duke e quajtur ‘përfituese dhe lajkatare të neveritshme’, ndjekësja i shkroi Almedës se bashkëshorti i saj po e mban financiarisht, teksa në Shqipëri hante ‘bukë e groshë’.
“Unë nuk e di ku dreqin i ke pëlqyer atij burrit tënd me këtë fytyrë të deformuar nga plastika. Si mi i shëmtuar. Gjithë pordhë je, aman sa keni jetuar këtu në Shqipëri bukë e groshë për natë dhe tani po të mban burri mbi supe me lekët e veta. Përfituese e m*tit. Lajkatare e neveritshme. Si nuk të vjen turp. Allahu i shfarostë njerëzit si puna jote”, i shkroi ndjekësja.
Ndonëse ky mesazh agresiv edhe mund të ketë shqetësuar aktoren, Almeda iu përgjigj shumë hijshëm, po në të njëjtën kohë edhe e ekspozoi te të gjithë ndjekësit e saj.
“Ohhh, dua të shtoj një detaj. Unë akoma vdes për bukë me groshë…Por kur e shoqëron me një qepë të thatë”, shkroi Almeda. /Insajderi.com