Paska një arsye pse Rezarta Shkurtën nuk e shohim të buzëqeshur në foto

Paska një arsye pse Rezarta Shkurtën nuk e shohim të buzëqeshur në foto

Këngëtarja dhe njëherësh fotografja shumë e suksesshme, Rezarta Shkurta më në fund e sqaroi se përse ajo nuk buzëqesh shpesh në foto.

Teksa ajo kujdeset të pozojë këndshëm në të gjitha këndet e duhura, zgjedh prapavijën, kujdeset për veshjen, ndriçimin natyral, është ajo hallka e fundit që e zhgënjen në fund këngëtaren – personi që shkrep foton.

Sipas saj, ajo i bën foto të bukura gjithë dynjasë por asaj nuk i nxjerr askush një foto të bukur. Dhe këtu plas sherri mes subjektit që në këtë rast është Shkurta dhe fotografit, që në rastin e tij është fatkeqi, që duhet të durojë ankesat e një fotografeje profesionale.

“E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave! Fjalia fillon me: Si është e mundur , unë fotografoj te gjithë mua s’më shkrepet një foto e hajrit”.

E, pas sherrit askujt si duket nuk ia ka ëndja të buzëqeshë, vetëm të mbarojë punë shpejt e shpejt.

“Dhe në fund pas një lufte më në fund me zor me shkrepet një foto, dhe kuptohet që fytyra ime është kështu”. /Insajderi.com