E dashura dhe ish e dashura e Ledrit qenkan shoqe

E dashura dhe ish e dashura e Ledrit qenkan shoqe

 

Në postimin e fundit të Dafina Zeqirit në Instagram, ajo shihet në shoqërinë e të dashurës së Ledrit, Sara Hoxha. Vite më parë, Dafina pati një romancë jetëshkurtër me reperin, njofton Insajderi.

Vajza e tretë në foto është bashkëshortja e reperit Lumi B. Kjo më tej konfirmon edhe zërat për bashkëpunim mes Ledrit, Dafina Zeqirit dhe Lumi B-së.

Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha janë pak a shumë shoqe

Më tepër sesa që pritet një bashkëpunim mes treshes, po flitet edhe për këtë raport mes të dashurës dhe ish të dashurës së Ledrit.

Por gjithsesi, mes vajzave nuk vërehet ndonjë tension dhe më tepër tregon se Ledri dhe Dafina ishin ndarë në terme shumë shoqërore. Në vitin 2011, Dafina dhe Ledri bënë publike lidhjen që përflitej prej kohësh, e që më pas tensionoi shoqërinë mes Tunës dhe Dafinës. Por Dafina dhe Ledri u ndanë një vit më vonë, në vitin 2012.

Në 1 prill 2020, Ledri prezantoi publikisht Sarën, me të cilën është në një lidhje prej të paktën dy vitesh. /Insajderi.com