Marigona Dragusha ka ndarë ka sjellë në jetë një tjetër fëmijë, njofton Insajderi.
Lajmin e bëri të ditur në llogarinë e saj në Instagram, duke pozuar me foshnjën e saj të porsalindur. Modelja solli në jetë një tjetër djalë që e quajtën Lekë.
“Një tjetër bekim. Bebja ime, Leka”, shkruan ajo në postimin e saj.
Ajo ka edhe një djalë me emrin Dren, që festoi ditëlindjen e 3-të para pak ditësh.
Marigona u zgjodh si Miss Kosova Universe në vitin 2009 dhe zuri vendin e dytë pas Stefania Fernandez, në konkursin e bukurisë Miss Universe 2009. /Insajderi.com