Aktorja vazhdon të provojë disa nga tretmanet më të ‘çmendura’ të bukurisë

Aktorja vazhdon të provojë disa nga tretmanet më të ‘çmendura’ të bukurisë

Në një intervistë të fundit për New York Times, Gwyneth Paltrow ka folur për një përvojë që njerëzit e komunitetit mjekësor, mund ta quajnë si të rrezikshme, njofton Insajderi.

Ajo atë e quan si tretman bukurie, mirëpo është tejet larg konceptit tradicional si e tillë. Nëse keni frikë nga bletët, do të habiteni ndoshta me mënyrën se si aktorja qëllimisht lë që ato ta pickojnë.

“Unë jam pickuar qëllimisht nga bletët. Është një përvojë mijëravjeçare e quajtur apiterapi. Njerëzit e përdorin kundër inflamacionit dhe shenjave në lëkurë. Është e mrekullueshme, po të kërkoni për këtë. Por, të dhemb”.

Apiterapia (përdorimi i thumbit të bletës si terapi) nuk mbështetet në prova shkencore mjekësore, megjithatë Paltrow ka të drejtë që njerëzit e kanë përdorur për shumë vite, për të qetësuar simptomat e artritit dhe depresionit bashkë me disa ushqime. Sipas një artikulli të “Associated Press” të vitit 1997, praktikuesit i vendosnin bletët në zonën që i shqetësonte dhe kur pickoheshin, thumbi i irritonte dhe pastaj i qetësonte.

Aktorja nuk e kishte specifikuar se pse kishte përdorur këtë lloj terapi, ajo tani ka në mendje diçka tjetër  – përsëri jashtë të zakonshmes.

“Nuk kam bërë ende krioterapi (përdorimi i të ftohtit ekstrem), por dua ta provoj”, ka thënë ajo.

Gwyneth Paltrow Before and After: From 1990 to 2018 - The Skincare ...

Zgjedhjet e aktores mund të duken të çmendura, mirëpo nisur nga fiziku dhe freskia e saj, duket se ajo me të vërtetë funskionojnë. /Insajderi.com