Protagonist në videoklipin e ardhshëm të Dua Lipës do të jetë i dashuri i saj

Protagonist në videoklipin e ardhshëm të Dua Lipës do të jetë i dashuri i saj

Dua Lipa do të filmojë videoklipin e ri që do të përmbajë skena të nxehta, ku protagonist do të jetë i dashuri i saj modeli,  Anwar Hadid, kështu që ai nuk ka pse ta shohë atë duke u filmuar me një burrë tjetër njofton Insajderi.

Sipas burimeve, çifti të cilët së fundmi festuan një vjetorin e lidhjes, po përziejnë punën me kënaqësi ndërsa bashkohen për të promovuar këngën e katërt nga albumi i saj i ri Future Nostalgia.

Një burim tha për The Sun se Dua dhe i dashuri kanë filluar të xhirojnë skena për projektin këtë javë, pasi masat restriktive si pasojë e pandëmisë e detyruan atë të pezullonte angazhimet e saj të punës.

Burimi tha: “Planet fillimisht u pezulluan, por me masat restriktive që po vazhdojnë të jenë në fuqi, ata vendosën të xhirojnë një videoklip me Anwar sepse ai dhe Dua nuk kanë nevojë të jenë dy metra larg njëri-tjetrit”.

Ky po ashtu do të jetë projekti i parë ku dyshja do të bashkëpunojnë. /Insajderi.com

Dua Lipa and Anwar Hadid Kiss in Miami | Pictures | POPSUGAR Celebrity