Tenori Ramë Lahaj ripërpunon këngën e Naim Krasniqit
Insajderi
Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj i është përgjigjur kërkesës së fansave të tij.
Që disa kohë, ata kërkonin që tenori të këndonte një këngë në gjuhën shqipe. Dhe ai këtë bëri duke zgjedhur këngën e Naim Krasniqit “Kthehu Rini” me tekst të Hivzi Krasniqit.
“Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë”, shkruan Lahaj teksa ndan lajmin për këngën e re me ndjekësit në Instagram.
Kënga u ri-orkestrua nga Florent Boshnjaku dhe kënga e publikuar u shoqërua me videoklip që u punua nga Artan Korenica.
Në fund të shkrimit të tij në Instagram, Lahaj jep një këshillë për rininë shqiptare, “E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!”.
Më poshtë postimi i plotë i tenorit në llogarinë e tij në Instagram. /Insajderi.com