Bukuroshja nga Rrësheni, nënë e një djali me emrin Troi, në vitin 2016 ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj Adonisi.
Për arsye se ajo vjen prej një vendi më të izoluar të Shqipërisë, familja e saj e pati të vështirë të pranojë faktin se ajo po ndjek rrugën e modelingut, mbeti shtatzëinë jasht martese dhe në fund divorcin e saj.
Ajo tanimë është një nga modelet më të suksesshme në Shqipëri, ku ka arritur të afirmojë veten edhe në SHBA, dhe tani jeton mes Shqipërisë dhe Amerikës, njofton Insajderi.
Ditën e sotme, Adrola, ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj personale.
Gjatë intervistës me moderatoren Dojna Mema, Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin nga partneri, madje edhe sot e kanë të vështirë ta pranojnë.
E pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin vajzën të veshur sërish me fustanin e bardhë, duke qenë se kjo është dëshira e çdo prindi.
“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi: Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë!’ Domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë“, thotë ajo në intervistë. /Insajderi.com