Aurela Gaçe merr çmimin e madh në ‘Netët e Klipit Shqiptar’
Insajderi
Artistja e njohur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka fituar edicionin e 17-të festivalit ‘Netët e Klipit Shqiptar’, i cili u mbajt në Ulqin me 20 qershor.
Gaçe arriti të rrëmbente trofeun e madh me projektin e saj ‘Veten Dua Gjallë’, i cili u publikua në muajin shkurt të këtij viti, njofton Insajderi.
Vetë Aurela tregoi emocionet e një momenti të tillë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj.
“Mbrëmë u zhvillua edicioni i 17-të i ‘Netëve të Klipit Shqiptar’. Klipi i këngës ‘Veten dua gjallë’ mori çmimin e madh në të gjithë komponentët. Sigurisht këtu është meritë e një ekipi të madh që punon për të sjellë copëza jete në formën e mini-filmit”, ka shkruar Aurela krah postimit ku nuk ka hezituar të përmendë të gjithë bashkëpuntorët të cilët kanë kryer punën e tyre në këtë projekt.
Festivali i Videoklipit Shqiptar është një event për ndarjen e çmimeve muzikore për të nderuar videoklipet më të mira shqiptare. Festiali debutoi në vitin 2002 dhe që atëherë është transmetuar në të gjitha daljet kryesore televizive shqiptare në të gjithë Ballkanin. /Insajderi.com