Vedat Bajrami tani zyrtarisht një agjent futbolli

Vedat Bajrami tani zyrtarisht një agjent futbolli

E njohim si Vedatin e “Stupcave” por ndoshta jo shumë e dinë se një nga hobit më të mëdha të aktorit, është futbolli.

Këtë e dëshmon edhe përkushtimi i tij që të certifikohej si ‘agjent zyrtar futbolli’.

Lajmin e ka konfirmuar vet Bajrami, i cili përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka marrë licencën nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta ushtuar rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.

Bajrami edhe me herët është marrë me futboll, dhe është një nga faktorët kryesorë të transferimit të Edon Zhegrovës në Belgjikë.

Më larg humorit më afër futbollit? Ndoshta edhe mund të jetë kështu çështja, mirëpo mezi presim të shohim Vedatin në cilësinë e një agjenti futbolli. /Insajderi.com