Ronela Hajati nuk paska qenë kurrë më e ‘pa dashuruar’

Ronela Hajati nuk paska qenë kurrë më e ‘pa dashuruar’

Për më shumë se një vit që nuk e kemi parë në ndonjë intervistë, Ronela Hajati pranoi ftesën për në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” me Alketa Vejsiun, njofton Insajderi.

Përveç se është tejet aktive në rrjete sociale, intervistat e saj janë të rralla gjë që po ë bën publikun ende më kurioz për jetën e saj private.

Për disa vite përflitet për një lidhje me këngëtarin korçar, Young Zerka. Ndonëse aty ku ka ‘tym ka edhe zjarr’, dyshja asnjëherë nuk kishin pohuar për një lidhje romantike, përveç se një raport tejet miqësor.

He was told that he was separated from Young Zerka, Ronela Hajati ...

E tani së fundmi në intervistë, u përball Ronela me këtë pyetje, por ajo thotë se më e padashuruar nuk ka qenë ndonjëherë. Fokusi i saj i vetëm tani? Është vetëm muzika.

“Unë jam më e padashuruar se kurrë. Më ka shumë mirë kjo periudha e karantinës, sepse jam fokusuar më shumë në punë… Kam shpresë se Zoti i të gjithëve ka një plan për të gjithë, kështu që… “

Si duket, këngëtarja po jeton ditët e beqarisë dhe po punon për projekte të reja. /Insajderi.com