E shtuna që lamë pas shënoi ditën e parë të verës për ata që banojnë në hemisferën veriore.
Dhe Bebe Rexha përqafoi sezonin të hënën pasdite në një seri klipesh të ngarkuara në Instagram ku paraqitet në bikini të zeza, teksa shijonte një not në pishinën e saj, shkruan DailyMail, transmeton Insajderi.
Këngëtarja argëtoi 10.3milion ndjekësit e saj me një vallëzim të improvizuar në ujë me këngën hiti “Rain On Me” nga princesha e muzikës pop Lady Lady Gaga.
Ajo deshi të përqojë këtë energji tejet pozitive tek ndjekësit e saj, duke vendosur telefonin në një cep të sigurt të pishinës.
Këngëtarja nuk ishte e vetme, dhe atë e shoqëronte një nga shoqet e saj të ngushta, Angelina.
Bebe po shijon ditët e para të verës në maksimum, pas një pune intensive gjatë vetë izolimit, ku ajo arriti të kompletojë një numër këngësh të reja. /Insajderi.com