Gara e vdekjes

Jessi Combs – vozitësja që vendosi rekord shpejtësie prej 841 kilometrave për orë (VIDEO)

Vendosi rekord në garën e fundit të saj. Arriti shpejtësinë që dëshironte dhe pastaj fatalisht u rrokullis me automjetin e saj.

Jessi Combs – vozitësja që vendosi rekord shpejtësie prej 841 kilometrave për orë (VIDEO)

I është dhënë çmimi si gruaja që arriti shpejtësinë më të madhe të arritur ndonjëherë nga ndonjë grua, Jessi Combos, e cila vdiq pikërisht duke provuar ta thyejë rekordin, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Combs kishte vdekur pasi u përplas me veturën e saj duke provuar ta thyejë rekordin, në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 27 gusht të vitit të kaluar.

Vetura e saj super-sonike kishte kapur një shifër rekorde shpejtësie prej 522.783 milie, që i bie 841.338 kilometra për orë.

Libri i Rekordeve Ginis, e ka konfirmuar se Combs, 39 vjeçare, ishte personi i parë që e ka thyer rekordin në më shumë se 40 vjet.

Rekordin para saj e kishte vendosur një tjetër amerikane, Kitty O’Neil, kur automjeti i saj, që kishte vetëm tri rrota, arriti 512.7 milia.

Bolidi i Combs ishte rrokullisur pasi kishte ndodhur një dështim i mekanizimit të veturës në rrotën e parë, që dyshohet se ishte shkaktuar pas goditjes së një objekti të fortë në platformën ku po provohej të thyhej rekordi – në shkretëtirën Alvord./Insajderi.com