Pajtesa e “Çka ka Shpija” bëhet nënë për herë të parë

Pajtesa e “Çka ka Shpija” bëhet nënë për herë të parë

Një tjetër bebe erdhi në jetë. Fiona Gllavica që u bë e njohur me rolin e Pajtesës në serialin vendor “Çka ka Shpija” është bërë nënë për herë parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Arbnor Pacolli mirëpritën në jetë një vogëlush që e quajtën me emrin, Lekë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ndau një foto të babit Arbnor teksa puth këmbën e vogël të bebes, ku shkruan:

“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurë mbi ty. Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu. Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë për ta përshkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi!Lekë i vogli jonë mirë se erdhe! Engjëlli i nanës, drita që do të më përcjellë…”/Insajderi.com