Në përvjetorin e martesës, Afërdita Dreshaj kthehet aty ku filloi gjithçka

Në përvjetorin e martesës, Afërdita Dreshaj kthehet aty ku filloi gjithçka

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, i ka dhënë fund beqarisë së saj, në qershor të vitit 2018.

Djali fatlum që mori këngëtaren për nuse ishte hokeisti cek, Jacob Kindl.

Çifti kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe në Miami të Floridas. Hokeisti çek i kishte propozuar martesë bukuroshes shqiptare, në majën e një resorti luksoz në qendër të Pragës, në vendlindjen e tij, njofton Insajderi.

E që atëherë, çifti që jetojnë në Amerikë, po shijojnë një martesë plotë romancë. Mjafton të hymë në llogarinë e saj në Instagram, e të shohim dhuratat e lulet spontane që bashkëshorti i saj i dërgon.

Tani ata po festojnë përvjetorin e dytë të martesës së tyre, dhe këtë ditë të veçantë vendosën ta shënonin me pushime romantike, aty ky filloi gjithçka. Ata udhëtuan drejt resorit ku kishin zhvilluar ceremoninë e dasmës së tyre, për të përkujtuar përsëri ato emocionet e bukura të përfundimit të beqarisë. /Insajderi.com