Edhe Lori Hoxha mikson shqipen me anglisht kur flet në shtëpi: Pse ndodh kjo?

Edhe Lori Hoxha mikson shqipen me anglisht kur flet në shtëpi: Pse ndodh kjo?

Në një sesion pyetjesh/përgjigjesh në Instagram, blogerja e njohur, vajza e Dritan Hoxhës së Top Chanel-it, Lori Hoxha, pohoi se ajo shumë shpesh mikson shqipen me anglisht kur flet në shtëpi.

Ndonëse u lind dhe u rrit në Shqipëri, ajo nuk ka evituar dot ndikimin e gjuhës angleze në të shprehurit e saj, njofton Insajderi.

Lori pohon se këtë miksim nuk e sheh si ‘diçka të mirë’, mirëpo që ajo prapë e bën.

Në përgjithësi, në shoqërinë tonë vërehet një trend i tillë, kudo. Më e theksuar është përdorimi i gjuhës angleze dhe kjo për faktin se jemi tejet të ekspozuar ndaj kësaj gjuhe. E dimë, e dimë, më të moshuarit e urrejnë, po që gjithsesi edhe ata kanë shprehje të huaja, ndonëse jo angleze.

Teksa mëson ose je i ekspozuar ndaj një gjuhe që është veçmas gjuhës së nënës, ndodh që shpesh të ngatërrojmë frazat, apo të gjejmë një frazë që përshtatet më mirë si në rastin e Lorit, në gjuhën angleze se sa në shqip.

Ky është një fenomen që quhet zhvendosje gjuhësore dhe është më se e zakontë. Por çfarë e shkakton atë? A po e shtyn vërtet gjuha e re atë të vjetrën?

Gjuhët mësohen kontekstualisht. Gjuha juaj amtare, të cilën ju e merrni si foshnjë, është përvetësuar në një kontekst multi-sensorial . Është një teori e njohur thotë që fjalët mësohen në situata, siç është mësimi i fjalës ‘drekë’ në një kohë të caktuar të ditës ndërsa ulesh në tryezë. Këto fjalë dhe shprehje bëhen aq të rrënjosura sa i përdorim ato instinktivisht. Pra, është më pak një rast i të menduarit para se të flisni dhe më tepër të mendoni ndërsa flisni.

Ju shoqëroni fjalët dhe shprehjet me gjëra që janë rreth jush dhe që dëshironi t’i përshkruani. Kur mësoni një gjuhë të dytë ose një gjuhë në moshën e rritur, ajo që po bëni në thelb po përpiqeni të gjeni shprehje ekuivalente që mund të inicioni në një mënyrë spontane. Dhe kjo zë vendin e asaj që keni mësuar më parë.

Mund të thuash që gjuha e dytë është përpjekja për të uzurpuar gjuhën amtare në një akt të vetë-ruajtjes. Gjuhët po ‘luftojnë’ në kokën tuaj për të gjetur fjalën e duhur për atë kontekst të veçantë shoqëror.

Lajmi i mirë është se kurrë nuk e humbni gjuhën tuaj amtare. Është e integruar aq thellë sa që e keni të vështirë ta injoroni në situatën kur ju duhet. /Insajderi.com