Anita Haradinaj dhe Arta Elezaj, janë ithtare të modës së shtrenjtë dhe kjo duket.
Llogaria në Instagram, @what.they.wearin, llogari kjo që identifikon markat e shtrenjta të fytyrave publike, na sjell çmimet e veshjeve të dy grave, njofton Insajderi.
Anita Haradinaj zgjodhi një kostum shumë trendi nga Zadig&Voltaire, që komplet kushtojnë 900 euro, dhe bluza që zgjodhi ta kombinojë kostumin kushton 220 eur.
Veshjen e kompletoi me këpucë nga Bottega Veneta që kushtojnë 910 euro dhe si aksesor zgjodhi një varëse të artë me perla nga Chanel, që kushton 1,379 euro. Një përllogaritje e shpejtë dhe del se një veshje e Haradinajt kalon shifrën e 3000 eurove (për hir të korrektësisë veshja e saj kap shifrën e 3,409 eurove.)
Në anën tjetër, veshja e modeles (një kohë aktore) Arta Elezaj, kap shifra më të mëdha. Me orë me diamante të markës luksoze Hublot dhe pantallona Gucci, çmimi i veshjes shkon në 33,350 euro.
Pantallonat ngjyrë bezhë që modelja ka veshur janë nga marka Gucci që kushtojnë 2,500 euro, ndërsa ora e vezulluese në kyçin e dorës së saj është nga marka luksoze Hublot. Ora e artë me diamante kap shifrën prej 30,850 eurove. /Insajderi.com