Christina Aguilera-s dikur i kërkonin të ndërronte emrin për arsyen më absurde

Christina Aguilera-s dikur i kërkonin të ndërronte emrin për arsyen më absurde

Christina Aguilera kohët e fundit reflektoi në takimet që ajo pati në fillim të karrierës së saj muzikore me njerëz të biznesit, për të cilët thotë se kritikonin mbiemrin e saj sepse tingëllonte “shumë etnik”, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

“Mbaj mend kur isha në fillimet e mia, ishte një debat i madh rreth meje për ndryshimin e mbiemrit sepse të gjithë biznesmenët përreth meje menduan se ishte shumë i gjatë, tepër i ndërlikuar dhe shumë etnik”, tha Aguilera së fundmi në një intervistë për Billboard.

Christina aguilera

Ajo tha se një nga opsionet për një emër të mundshëm skenik ishte “Christina Agee”.

“Ishte e qartë se ky emër nuk do të funksiononte”, tha Aguilera. “Unë isha tejet e vendosur kundër idesë dhe doja të përfaqësoja atë që jam vërtet. Jam latine, është një pjesë e trashëgimisë sime dhe kush jam”.

Por që përfundimisht, ajo nuk ishte lëkundur nga vendimi i saj për t’u prezantuar si Christina Aguilera. Dhe mirë bëri, sepse Christina Agee, thjesht tingëllon… jo si ajo. /Insajderi.com