Momenti më i bukur në ditëlindjen e Xhesika Berberit? Dhurata e dhjetëra mijëra eurove që mori

Momenti më i bukur në ditëlindjen e Xhesika Berberit? Dhurata e dhjetëra mijëra eurove që mori

Xhesika Berberi festoi ditëlindjen dhe ndoshta momenti i bukur është padyshim se këtë ditë e kaloi me të dashurin e saj që kurrë nuk e bëri publik, dhe fakti se ai nuk u kursye as edhe pak për vajzën e ditëlindjes, njofton Insajderi.

“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar Xhesika duke lënë të kuptohet se kjo orë  është dhurata speciale e partnerit. Pas një kërkimi në internet, kjo orë me një diametër prej 36.5 mm, është e punuar me plot 770 diamante të vegjël. Ndërsa, rripi dallon për veçantinë e tij, si punim me lëkurë krokodili. Ndërsa çmimi shkon mbi 73 mijë dollarë. Një dhuratë speciale, enkas për Xhesikën!

Aq shumë është mirënjohëse, sa që postimit i vendosi edhe një emoji me ‘syrin e kaltër’. Qoftë larg mësyshi!

Jo vetëm kaq, partneri i saj ishte kujdesur që përveç dhuratës luksoze, të vendoste edhe një tonalitet romanticiteti, duke mbushur dhomën përplot trëndafila të kuq./Insajderi.com