Fifi vazhdon të mbetet peng i një dashurie të pamundur

Fifi vazhdon të mbetet peng i një dashurie të pamundur

Në shumë intervista, Fifi na shfaqet si ajo vajza që dashuroi shumë e nuk iu kthye kurrë. Ndonjëherë është e vështirë të bëhet dallimi, nëse ajo ka një marrëdhënie të komplikuar me veten apo me interesin e saj romantik.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan nën drejtimin e Alketa Vejsiut, ajo iu adresua edhe një herë jetës së saj romantike, njofton Insajderi.

Kështu, sa i përket një kënge që i ka dedikuar të dashurit, Fifi përsëriti se “atij i ka kushtuar – “Marova”, një dedikim të shkruar enkas për të, në çdo varg.

Këngëtarja vazhdon të theksojë, se kështu ajo vazhdon të mbetet e frymëzuar – nga një dhimbje madhe.

Kur u pyet se me kë kaloi karantinën, ajo tha se ishte e vetme sepse “ai çuni që kam qejf nuk jeton në Shqipëri fare.”

Por, ka një kohë prej kur vetë Fifi në paraqitje televizive ka lënë të kuptohet se është në një lidhje. Madje, në disa raste, ajo ka përmendur edhe një ‘Xh’, shkronjën e parë të partnerit i cili më në fund është zbuluar.

Një dedikim personal në Instagram në të cilin emri i tij është fshehur por jo mjaftueshëm është bërë shkas që të kuptohet se kush është XH-ja e famshme.

Mirëpo, ky i fundit kishte mohuar një lidhje me këngëtaren, e tërthorazi e kishte bërë edhe Fifi. /Insajderi.com