Rreth 95 përqind e grave në botë kanë celulit na besoni, ai është plotësisht natyral dhe normal.
E para që duhet të kuptoni, jo vetëm njerëzit mbieshë kanë celulit.
Zonja, celuliti është shumë i zakonshëm. Disa e kanë atë në kofshët e tyre dhe në gjunjët e tyre, ndërsa të tjerët në krah ose stomak.
Nëse dëshpërimisht dëshironi të zvogëloni shfaqjen e celulitit, punoni në ushtrime dhe trajnimit me pesha. Trajnimi i peshës ndihmon në forcimin e lidhjeve të muskujve dhe indeve lidhës në trup që zvogëlon kështu edhe pamjen e celulitit.
Nëse humbas peshë, celuliti nuk do të vërehet
Sidoqoftë, e vetmja gjë që duhet të kuptoni është se humbja e përgjithshme e peshës zakonisht nuk çon në uljen e celulitit. Sepse, edhe nëse jeni duke bërë ushtrime të përgjithshme, trupi juaj mund të humbasë peshë nga pjesë të ndryshme të trupit tuaj – jo domosdoshmërisht pjesët e prekura nga celuliti.
Kam gjetur një krem që thotë se do të zhduk celulitin tim
Shkencëtarët dhe studiuesit kanë dhënë verdiktin final: Shumica e kremrave nuk mund të zvogëlojnë ose largojnë tërësisht celulitin siç pretendojnë se bëjnë.
Sipas Klinikës Mayo, vetëm disa produkte me retinol janë vërtetuar se funksionojnë.
Nëse rrezitem e nxihem, celuliti vërehet më pak
Ju mund të mendoni se nxirja e lëkurës mund të ndihmojë në uljen e pamjes së celulitit në lëkurën tuaj, por me të vërtetë, nuk funksionon.
Rrezitja në diell vetëm do të prishë lidhjet e kolagjenit të lëkurës tuaj edhe më tej, duke bërë që celuliti të jetë pak më i dukshëm se zakonisht. /Insajderi.com