The Rock rrëzon nga froni Kylie Jenner

The Rock rrëzon nga froni Kylie Jenner

Kylie Jenner mund të ketë qenë mbretëresha e Instagramit për shumë gjatë, por ajo nuk është më personi në gjendje të komandojë postin si “më e sponsorizuara” në platformë.

Kjo sepse këtë titull tani po e bart aktori Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock”, njofton Insajderi.

Sipas Hopper HQ  që hartuan listën e më të pasurve në Instagram për vitin 2020, Dwayne mund të kërkojë 1,015,000 dollarë për një post të vetëm të sponsorizuar për 188 milionë ndjekësit e tij, një rritje prej 15 përqind në atë që mund të merrte vitin e kaluar. Kylie, e cila ka 183 milionë ndjekës, mund të paguhet 986,000 dollarë – akoma më shumë sesa shumica do të fitojë në një jetë, për një postim të vetëm.

Numrat kanë ardhur nga të dhëna të brendshme, si dhe publike, dhe është hera e parë në historinë katër vjeçare të listës që vendin e parë nuk e ka marrë një Kardashian ose Jenner, me që Kylie është më fitimprurësja për dy vitet e fundit .

Burimi: Metro UK