Tom Cruise, padyshim është një nga aktorët më të njohur dhe preferuar në botë. Pikërisht, filmi Top Gun i vitit 1986 ishte ai që e bëri të njohur në botën kinematografike.
34 vite pas, Cruise ka marrë një ofertë që të xhirojë pjesën e dytë të këtij filmi, tani me emrin, Top Gun: Maverick dhe Tom kishte vetëm një kusht: Të përdoren aeroplan të vërtet gjatë xhirimeve, raporton Insajderi.
Aktori amerikan, njihet si fans i skenave të vërteta nëpër realizime të filmave dhe duket se regjisorët, nëse e duan në filmat e tyre, nuk kanë rrugë tjetër veç se të plotësojnë kërkesat e tij.
Top Gun: Maverick, pritet të shfaqet premierë nëpër kinematë e botës, nga data 23 Dhjetor të këtij viti /Insajderi.com