♪Hey Macarena♪ Teksti i këngës nuk është edhe aq i pafajshëm sa mendonim

♪Hey Macarena♪ Teksti i këngës nuk është edhe aq i pafajshëm sa mendonim

Nëse nuk e dini këngën Macarena, me shumë gjasë nuk jeni nga planeti Tokë.

Luhej në çdo ndejë të familjes, me shoqëri, fëmijët e këndonin ngado dhe të gjithë, ama të gjithë e vallëzonin.

Ju ka lënë përshtypjen se është një këngë për familje e për fëmijë. Epo, jeni gabim!

Macarena trajton disa tema mjaft seksuale në tekst, të cilat përveç nëse keni folur rrjedhshëm spanjisht si fëmijë, nuk e keni vërejtur.

Nëse ju kujtohet refreni shkonte kështu:

“Dale a tu cuerpo alegría Macarena / Que tu cuerpo es pa ‘darle alegría cosa Buena / Dale a tu cuerpo alegría, Macarena.”

Kjo do të thotë “Jepini trupit tuaj gëzim, Macarena,” sepse trupi juaj është për t’i dhënë gëzim dhe kënaqësi”.

“Gëzimi” dhe “kënaqësi” në këtë rast nuk do të thotë “akullore” sepse kënga në thelb flet për një grua që tradhton të dashurin e saj me dy miqtë e tij më të mirë ndërsa ai po përgatitet për ushtri.

Pjesa tjetër e teksteve, që janë në anglisht, janë në thelb të mbushura me konotacione seksuale, por si fëmijë të pafajshëm nuk e keni kuptuar, dhe ishit të zënë duke vallëzuar.

“They all want me/They can’t have me/So they all come and dance beside me/Move with me/Chant with me/And if you’re good, I’ll take you home with me.

Përkthimi: “Të gjithë më duan/ Nuk mund të më kenë/ Kështu që vijnë dhe vallëzojnë afër meje/ Lëviz me mua/ Këndo me mua/ Nëse je i zoti do të të marr në shtëpi.”

“But don’t you worry about my boyfriend/He’s a boy who’s name is Victorino/I don’t want him//Couldn’t stand him/He was no good so I/Now come on, what was I supposed to do?/He was out of town and his two friends were so fine.”

Përkthimi: “Mos u merakos për të dashurin tim/ Ai është një djalë me emrin Victorino/ Nuk e dua atë/ Nuk e duroja/ Ai nuk ishte i zoti/ Epo, çfarë të bëja?/ Ai ishte jashtë qytetit dhe dy shokët e tij ishin kaq të pashëm.”

Kërkojmë ndjesë nëse sapo shkatërruam fëmijërinë tuaj, por nëse dëshironi të vallëzoni përsëri, këngën mund ta gjeni më poshtë. /Insajderi.com