Mozzik dhe Kida befasojnë fansat me këngë 6 minutëshe

Mozzik dhe Kida befasojnë fansat me këngë 6 minutëshe

Kida dhe Mozzik pas 4 vjetësh erdhën me një tjetër bashkëpunim të ri. Të dy artistët që nuk janë më nën petkun e “On Records”, publikuan jo një por dy këngë bashkë, dhe jo më kot në Youtube e gjeni bashkëpunimin nën titullin “PP”, njofton Insajderi.

“Paranoja” dhe “Pishmon” janë bashkëpunimet e Kidës dhe Mozzik, që këta të fundit kanë vendosur t’i sjellin në një realizim të vetëm. Klipi, i cili ndahet në dy pjesë (një për secilin projekt) sjell frymën tipike të këtij sezoni.

Një zgjedhje kjo që i ka surprizuar jo pak fansat, të cilët mendonin se do të dëgjonin një këngë të vetme. Ndonëse u mendua se këtë herë do të publikohej “Kërkun” (të paktën ashtu lanë të besojnë ndjekësit e tyre), si bashkëpunim i vetëm me Kidën që do të përfshihet në albumin e ardhshëm të reperit.

E ky projekt i sapo publikuar theu të gjitha pritshmëritë e Mozzik ka premtuar se deri me 31 korrik, do të publikojë 3 videoklipe.

Deri më tani kemi parë këngën “Madonna”, më pas “PP”, e sipas llogarive del që së shpejti vjen edhe një videoklip. Jo më kot, pati thënë Mozzik, se 2020-ta do të jetë viti i tij. /Insajderi.com