Vdes nga COVID-19 Abdulmanap Nurmagomedov – babai i kampionit të UFC-së Khabib Nurmagomedov

Vdes nga COVID-19 Abdulmanap Nurmagomedov – babai i kampionit të UFC-së Khabib Nurmagomedov

Ka vdekur në moshën 57 vjecare, Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i kampionit të UFC në pesha të lehta, Khabib Nurmagomedov, pas një komplikimi i shkaktuar nga infektimi me COVID-19, shkruan RT, njofton Insajderi.

Një trajner i respektuar botërisht i Arteve Marciale të Përziera, Abdulmanap ka pësuar sulm në zemër pasi është infektuar me virusin Corona.

Abdulmanap për një kohë ka qëndruar në koma, pasi i është bërë ndërhyrje kirurgjike në zemër.

Gjendja e tij ishte raportuar nga doktorët si “serioze, por stabile”, por tashmë është njoftuar se Nurmagomedov i vjetër përfundimisht e ka humbur betejën e tij me sëmundjen.

Lideri i Republikës së Qeqenisë dhe miku i familjes Ramzan Kadyrov e ka dhënë fillimisht sot lajmin.

Nurmagomedov fillimisht isht sëmurë në prill dhe po trajtohej në Republikën e Dagestanit, prej edhe nga vjen. Aty po trajtohej në një spital local për pneumoni, por kishte refuzuar të testohej për COVID-19.

Pasi iu përkeqësua gjendja ai ishte dërguar në Moskë ku po trajtohej në spital ushtarak. Aty pastaj doli pozitiv pasi u testua për COVID-19, dhe vetëm pak ditë më vonë pësojë një sulm në zemër, që doktorët thonë u influencua nga virusi.

Pas sulmit në zemër ishte operuar dhe për një kohë kishte qëndruar në koma, derisa ishte zgjuar, por të folurit e kishte me pengesa, derisa pas një kohe kishte marrë vetën, por tash u dha lajmi se ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.com. 

 

RT

Khabib ishte trajnuar nga babai i tij, një veteran i artit marcial sambo, gjatë gjithë karrierës së tij në këtë sport.

Ishte babai i tij që një pjesë të shtëpisë e kishte kthyer në palestër stërvitjeje, ku Khabib si i ri mësoi artin e mundjes.

Nga aty, Abdulmanap do krijonte reputacionin si një njeri që krijon kampionë. Specialist në mundje dhe sambo ai u shndërruar në një nga trajnerët më të respektuar në Rusi dhe më vonë u bë i njohur ndërkombëtarisht./Insajderi.com