Elvana Gjata vazhdon ta ‘bullizojë’ Ermal Mamaqin në mesazhe private

Elvana Gjata vazhdon ta ‘bullizojë’ Ermal Mamaqin në mesazhe private

Përveç se kolegë, Elvana dhe Ermali janë miq të mirë, e ky i fundit, ka filluar të publikojë ngacmimet humoreske të Elvanës, njofton Insajderi.

Së pari Ermali publikoi një bisedë private të dyshes, ku Elvana e tall. Duke ju përgjigjur një videoje të Ermalit ku dukej ai vetë, djali i tij Joeli dhe qeni që kanë birësuar së fundmi, Elvana shkruan: “Sa i mirë o zot! Joeli si Ami, qeni si ty.”

Bisedën Ermali me shaka e quan si skandal dhe bullizim nga ana e Elvanës, e kjo e fundit duket se nuk  e ka ndërmend të ndalet, sepse vetëm së fundmi, Ermali publikoi edhe një tjetër bisedë, vetëms e kjo në WhatsApp.

Ermali i kishte dërguar një foto Elvanës, ku ai shihej duke buzëqeshur me djalin e tij Joel. Një replikë tipike do të ishte një kompliment i ëmbël, mirëpo jo nga Elvana.

“Po Joeli, pse del vetëm me qenin në foto?”, i kishte shkruar ajo, mirëpo Ermali duke ditur natyrën e shoqes së saj, vetëm qeshi. /Insajderi.com