Çfarë mund t’i urosh një personi që i ka të gjitha? – Kjo është dilema e Marina Vjollcës.
Getoar Selimi po feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk do të mungonte urimi i bashkëshortes, e cila shkruan, “Gëzuar datëlindjen burrit tim të dashur, heroit tim, të bukurit tim. Doja të të uroja më të mirën, por ti më ke mua. S’është nevoja”.
Postimit në llogarinë e saj në Instagram, reperi i është përgjigjur thjesht me, “Jam me fat”, njofton Insajderi.
Të shumta kanë qenë urimet edhe nga të tjerë personazhe, ndërsa Geti ka zbuluar tortën surprizë të Marinës. Me temën e këngës “Je t’aime” (bashkëpunimi i fundit me Majk), Marina nuk mund të realizonte dhuratë më të bukur. /Insajderi.com