Rrugës për Shqipëri, Dafina Zeqiri takon Fikret Shatrin

Rrugës për Shqipëri, Dafina Zeqiri takon Fikret Shatrin

Para 4 ditësh, atleti Fikret Shatri u nis me vrap për në Tiranë.

Atleti Fikret Shatri po bën një vrapim tepër sfidues dhe më të vështirin në karrierën e tij, prej se merret me vrapim. Ai të enjten nga ora 18:00 u nis me vrap nga Prishtina në Tiranë ku distanca është 257 kilometra.

Nisja u bë nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë, me moton ‘Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe’, njofton Insajderi.

Dafina Zeqiri që pas publikimit të këngës “Aman”, u nis për në jug të Shqipërisë, hasi në Shatrin diku në ‘rrugën e kombit’.

Dyshja patën një bisedë të shkurtër, Zeqiri në makinë e Shatri në këmbë, e që e gjitha u kap në kamerë, video të cilën këngëtarja e ndau në llogarinë e saj në Instagram me të gjithë ndjekësit.

Teksa këngëtarja i jep kurajo, Shatri më pas e komplimenton për artin e saj, dhe i lë një amanet ‘që të mos ndezë Shqipërinë flakë”.

Më poshtë postimi i Dafina Zeqirit. /Insajderi.com