Çao, mjeshtër!

Zimmer për Morriconen – E pamë përkohësisht, do e dëgjojmë përgjithmonë

Një gjeni për tjetrin. Një lamtumirë shkronjash për dy shokë notash dhe shoqërinë e tyre melodike.

Zimmer për Morriconen – E pamë përkohësisht, do e dëgjojmë përgjithmonë

Kompozitori filmik, Hans Zimmer, ia ka dhënë lamtumirën kolegut të tij, Ennio Morricone-s, i cili vdiq sot, e hënë, në moshën 91 vjeç.

Që të dy bartin një trashëgimi të pasur kompozimesh filmike, ndërkaq tani Zimmer e ka ritheksuar ndikimin dhe mbresën që italiani e kishte lënë në të.

“Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre,” shkruan Zimmer në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë:

Ennio.

Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre.

Ennio më mësoi që melodia më e thjeshtë, më e pastër dhe më e sinqertë është më e vështira për t’u shkruar. Kjo nuk është e thënë që të jetë e lehtë, e që është një mision i thellë në të cilin jemi dhe se duhet ta marrim seriozisht dhe me përulësi kur shkruajmë muzikë. Dhe që puna jonë është që të jemi shokët e ngushtë të regjisorit dhe që ta frymëzojmë atë.

Një dirigjent i mirë merr frymë me orkestrën si të jenë një. Kurdo që i dëgjoni krijimet e tij tani, ju do ta dëgjoni frymën e tij…mund të mos e shihni atë…por do ta dëgjoni përgjithmonë.

Çao, mjeshtër!