Robert Berisha: “Këngëtarët paguhen 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback”

Robert Berisha: “Këngëtarët paguhen 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback”

Një nga diskutimet më të mëdha sa i përket industrisë së muzikës, është edhe lejimi i eventeve muzikore dhe se si pandemia ka ndikuar financiarisht tek artistët.

Më tej e diskutuar ka qenë edhe përmbajta që disa artistë sjellin me këngët e tyre – e kjo si duket i pengon edhe këngëtarit, Robert Berisha, njofton Insajderi.

I pranishëm në studion e ‘Shqipëria live”, Berisha tha se ka këngëtarë që janë të aftë të bëjnë gjithçka për të eliminuar konkurrencën dhe ja arrijnë që në koncerte të jenë mijëra persona prezentë.

Këngëtari thotë se këto këngë që përmbajnë tekste eksplicite, duhet që të paktën të largohen nga Youtube, ku ka qasje edhe një fëmijë  i vogël.

Ai për më tepër, ndan me të pranishmit në studio edhe shqetësimin e tij se këngëtarët marrin mijëra euro për një performancë playback.

“Këta këngëtarë paguhen 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback. Këta këngëtarët bëjnë gjithçka për të mundur konkurrencën dhe tashmë, pas pandemisë në koncertet jashtë, këta këngëtarë, do të kenë mijëra njerëz që I presin për të dëgjuar,” shprehet ai. /Insajderi.com