Zhduket aktorja e famshme amerikane – dyshohet se u mbyt në liqe (VIDEO)

Zhduket aktorja e famshme amerikane – dyshohet se u mbyt në liqe (VIDEO)

Ish ylli i serialit “Glee”, aktorja Naya Rivera, është zhdukur në një liqe në Kaliforninë Jugore, thonë autoritet amerikane, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Rivera, 33 vjeçare, është zhdukur në liqenin Piru në Ventura të mërkurën në mbrëmje.

Zyra e Sherifit në Ventura, ka konfirmuar se personi që po mungon është pikërisht aktorja, dhe kanë thënë se po kërkojnë nëse është mbytur në liqe.

Kërkimet kanë filluar menjëherë në momentin që është raportuar mungesa e saj.

Rivera ka luajtur rolin e Santana Lopez në dramën e realizuar nga FOX.

Actress Naya Rivera