Emri i foshnjës së Usain Bolt tingëllon si një kampione e vërtetë

Emri i foshnjës së Usain Bolt tingëllon si një kampione e vërtetë

Sprinteri olimpik Usain Bolt i ka dhënë vajzës së tij të porsalindur një emër të denjë për një kampione të ardhshme.

Fituesi i tetëfishtë i medaljes së artë olimpike, hyri në media sociale të martën për t’i prezantuar botës fëmijën e tij të parë, duke zbuluar se ajo quhet Olympia Lightning Bolt.

Atleti xhamajkan 33-vjeçar, ndau një seri fotografish të vajzës së tij, ndërsa festoi ditëlindjen e të dashurës, Kasi Bennett, duke thënë se ata “kanë filluar një kapitull të ri së bashku”. /Insajderi.com