Kanye West thotë se i erdhi një thirrje hyjnore për të kandiduar si president

Kanye West thotë se i erdhi një thirrje hyjnore për të kandiduar si president

Kur Kanye përmes një njoftimi në Twitter njoftoi kandidaturën për president, shumica menduan që ishte një tjetër shaka e keqe. Në një intervistë për Forbes, reperi dhe dizajneri konfirmon qëllimet e tij dhe shpalos vizionin e tij presidencial, raporton Insajderi.

Ëest thotë që periudha kur ai mbështeste presidentin Donald Trump ka përfunduar. “Është një situatë kaotike me të cilën jam ndërlidhur.” Por ai vazhdon të mendojë që “Trump është presidenti që ka lejuar Përëndinë, të mbetet ende pjesë e tëmës.”

Edhepse nuk është pregatitur për fushatë dhe është regjistruar për herë të parë për të votuar, West beson fuqishëm që ka Zotin në anën e tij. Ai beson që është i përzgjedhuri për president, por dyshon nëse përzgjedhja e tij do të fillojë në 2020 apo 2024. “Sepse Zoti e zgjedh presidentin”, thotë ai.

Reperi poashtu, beson se zgjidhja për epideminë e Covid 19 është te Zoti. “Ne duhet të lutemi. Gjithçka varet prej tij. Ne duhet ndalur së bëri gjëra që shkaktojnë zemërimin e Zotit”.

Kayne pretendon që e kishte virusin Covid 19 në muajin Shkurt, por shpreh brengat e tij lidhur me vaksinën ndaj kësaj pandemie. Ai na paralajmëron të jemi skeptik ndaj vaksinave në përgjithsi.

“Ka shumë fëmijë që janë vaksinuar dhe janë paralizuar,”thotë ai. “Kur thuhet që virusi do të parandalohet me vaksinë, unë brengosem shumë. Ata duan të na vendosin mjete për të na kontrolluar në mënyrë që ne të mos shkojmë në parajsë”./Insajderi.com