Karriera e reperes një kah të ri – e me këtë kuptojmë që Tayna është gati të çojë karrierën e saj në një tjetër nivel.
Para pak minutash, artistja njoftoi në llogarinë e saj se ajo tashmë ka nënshkruar kontratë me Sony Music Germany dhe këtë të diel vjen kënga e saj e re me titullin “Bass”, njofton Insajderi.
“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe mund të përqendrohem plotësisht në muzikë”, shkruan ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram.
“Columbiana” ishte projekti që e vulosi suksesin e saj qysh në debutim. Me më se 1.4 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, 400 milionë klikime, 400 mijë dëgjues mujor në platformën Spotify – Tayna ka kohë që ka targetuar veten si një artiste me shumë potencial.
Për vetëm 2 vjet në skenë, e tani nën petkun e një gjigandi muzikor, mund të themi se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për reperen.
Nën ombrellën e Sony Music, lulëzuan artistë më në zë në botë si, Michael Jackson, Beyonce, Mariah Carey, Rosalia, Britney Spears… vetëm sa për të numëruar disa. /Insajderi.com