Publikohen fotografi të aktorit Johnny Depp në një ‘festë droge’

Publikohen fotografi të aktorit Johnny Depp në një ‘festë droge’

Në mesin e përplasjes gjyqësore mes aktorit Johnny Depp dhe ish bashkëshortes së tij, aktores Amber Heard, në gjyq si prova u shfaqen disa fotografi, ku shihet Johnny Depp pa ndjenja, e pretendohet se kishte abuzuar me substanca narkotike, njofton Insajderi.

NINTCHDBPICT000594329902

Fotografitë e reja tregojnë Johnny Depp ndërsa ishte në një festë droge – me kokainë, alkool dhe një kuti pilulash të gjitha të shtruara në një tryezë.

Imazhet e shkrepura nga ish-i tij, Amber Heard, u paraqitën si dëshmi në një gjykatë britanike të mërkurën, përmbajnë një tryezë të mbushur me alkool dhe drogë në shtëpinë e saj në Los Angeles në vitin 2013.

NINTCHDBPICT000594329937

Katër vija të asaj që duket se është kokainë janë parë në tryezë, së bashku me një kartë krediti aty pranë.

Ekzistojnë gjithashtu dy gota uiski, si dhe një kuti pilulash me kafkë dhe zbukurime të kryqëzuara, të shënuara “pronë e JD”.

I pyetur në lidhje me imazhin, Depp nuk e mohoi që i përkisnin atij.

“Nëse ata do të ishin të miat, unë do të pyesja veten pse ishin fotografuar,” dëshmoi Depp, raportoi Mirror, transmeton Insajderi.

“Unë as nuk e di nëse është kokainë apo jo”, kishte thënë aktori.

Johnny Depp court case

Gjykata dëgjoi që Depp ishteaso kohe ishte duke filmuar një dokumentar për yllin e Rolling Stones, Keith Richards, kur ai filloi të “thithte gjithnjë e më shumë linja kokainë,” raportoi Daily Star, transmeton Insajderi.

Në një imazh tjetër, ylli i filmit “Piratët e Karaibeve” u pa plotësisht i veshur, pa ndjenja në dyshemenë pranë shtratit të tij.

Por aktori këmbënguli që ai ishte “duke fjetur, jo pa ndjenja” dhe se “koka e tij është në një jastëk”, raportoi Mirror. /Insajderi.com