Në verën e vitit 2018, kolona zanore e stinës së nxehtë ishte padyshim kënga “Çika, çika”, nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj, njofton Insajderi.
Kënga që u publika më 1 qershor numëron më shumë se 100 milionë klikime në Youtube e dëgjohej kudo – në makinë, në pube e klube të natës.
Duke marrë parasysh suksesin e jashtëzakonshëm që shënoi kënga, dyshja artistike u rikthyen sërish, vetëm se këtë herë me datë 10 korrik.
Gjatë ditës së sotme u lansua bashkëpunimi me titull “Panorama” i cili u shoqërua edhe me një videoklip të punuar nga Entermedia dhe me producent Mixey.
Deri më tani kënga ka marrë kritika shumë të mira, mirëpo vendosni ju vetë duke klikuar në videon e mëposhtme. /Insajderi.com