Pandemia ka rritur kërkesat për kirurgjinë plastike

Pandemia ka rritur kërkesat për kirurgjinë plastike

Një numër i madh i klinikave të kirurgjisë plastike në botë, po raportojnë rritje të kërkesave gjatë pandemisë. Si duket shkak për këtë është fakti që pacientët mund të fshehin shenjat gjatë shërimit, duke qëndruar në shtëpi.

Edhepse virusi po mbyll bizneset në mbarë globin, shumë klinika kanë mbetur të hapura duke u përshtatur me masat strikte dezinfektuese lidhur me Covid 19, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Klinika në SHBA, Japoni, Kore dhe Australi kanë përjetuar rritje te pacientë që vijnë për trajtime përfshirë fillerët për buzë, botoksin, tërheqjen e fytyrës dhe rregullimin e hundës.

“Vendosa të filloj procedurat gjatë karantinës sepse mund të shërohem në shtëipi”, thotë Aaron Hernandez. “Mbushja e buzëve nuk është e zakonshme për meshkuj, prandaj preferoj që njerëzit të mos e dinë”. Herën e kaluar që bëri ndërhyrje atij duhej të dilte për shkak të punës dhe buzët e tij merrnin vëmendje jo edhe aq të këndshme.

Rod J Rohrich, një kirurg plastik nga Texas, thotë “Ata po e shfrytëzojnë mundësinë e të shëruarit në shtëpi. Përpos kësaj bartja e maskës mundëson të fshehin e shenjat që krijohen pas operacionit dhe shmang pyetjet dhe kureshtjen e njerëzve lidhur me këto operacione”./Insajderi.com