Serialet më të mira të vitit 2020

Serialet më të mira të vitit 2020

Nga Love is Blind deri te Normal People, po ju sjellim disa prej serialeve më të mira të momentit me të cilat mund të i zbardhni mëngjeset, raporton BBC, shkruan Insajderi.

I May Destroy You

Edhepse trajton temën e ngacmimeve seksuale, do të ishte e padrejtë që këtë serial ta kategorizojmë vetëm në këtë subject. “I May Destroy You” eksploron marrëdhëniet mes racave, klasave dhe gjinive në shoqërinë metropolitan perëndimore.

Normal People

Shumicën prej nesh kemi qenë në një pështjellim emocional gjatë izolimit, qoftë me natyrë romantike ose jo.  Bazuar në novelën e Sally Rooney, tregon historinë e dy të dashuruarve Marianne dge Connell të cilët bëhen bashkë dhe largohen prej jetërave të njëri tjetrit gjatë gjithë serialit. Edhe ky serial përfshin qështjet e dallimit mes klasave, dy personazhet kryesore I takojnë klasave të ndryshme. Një storie që të drithëron, jashtëzakonisht e vërtetë, me personazhe të skalitura me vërtetësi njerëzore, dialogje artistike.

Unorthodox

I inspiruar nga autografia Deborah Feldman e vitit 2012, kjo drame Netflix-I është një prej dramave më të përfolura gjatë izolimit. Seriali tregon historinë e një vajze ortodokse hebreje që ikën prej martesës së saj të palumtur në New York, për të shkuar në Berlin. Shira Haas jep një performancë të shkëlqyer si heroina e këtij seriale, duke mos u kursyer për të dhënë një performancë të paharruar.

 

Sex Education

Kjo komedi për adoleshent sikur tregon edhe emri sjell një temë shumë të mirëpritur për shikuesit. Probleme familjare, tema të ndjeshme sikur ngacmimet seksuale, prirjet homoseksuale, çrregullime të natyrës seksuale, janë disa prej temave që trajton ky serial.

 

Bojack Horseman

“Bojack Horseman” është një animacion për të rritur që përcjell ish yllin e viteve të 90’ BoJack i cili po kalon një krizë emocionale. Karakteret e këtij seriali janë njërëz dhe kafshë të llojeve të ndryshme, që flasin si njërëzit, përfshirë këtu rivalin e BoJack, Mr Peanutbutter, gazetare Diane Nguyen dhe dhe agjenten Princess Carolyn. Konsiderohet të jetë një prej animacioneve më të mira të këtij shekulli, sidomos për trajtimin e temave si ngacmimi seksual, depresioni, varësia nga drogat, në mënyrë serioze, por me shumë satirë e finesa komike./Insajderi.com