Ka një arsye pse serialit FRIENDS, i erdhi fundi pas sezonës së 10

Ka një arsye pse serialit FRIENDS, i erdhi fundi pas sezonës së 10

Seriali i famshëm Friends mori fund në vitin 2004 pas 10 sezoneve të suksesshme, por pse nuk ishte një i njëmbëdhjetë? Ka një arsye prapa kësaj, njofton Insajderi.

Ky ishte një serial tejet i suksesshëm dhe vlerësohej si një nga më të mirat e të gjitha kohërave,për këtë  erdhi si surprizë për disa që serialit po i vinte fundi. Krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman, Friends bëri debutimin e tij në NBC në vitin 1994 dhe u bë mjaft i popullarizuar falë humorit dhe ngjarjeve që sillnin.

Crane dhe Kauffman dikur treguan se ata nuk do të kishin prodhuar një sezon tjetër edhe nëse të gjithë anëtarët e kastit do të ishin dakord për këtë, pasi ata kishin përgatitur sezonin 10 në një mënyrë që ajo të sjellë mbylljen e karaktereve. Crane shpjegoi se u desh atyre “pak kohë që të mësoheshin me idenë e sezonit të 10-të” dhe duhej të ekzaminonin cilat histori kishin mbetur për të treguar në mënyrë që ata të kishin një arsye të mirë për t’u rikthyer.

Është gjithashtu e mundur që seriali po bëhej paqëndrueshëm për sa i përket kostove të prodhimit, pasi kasta tashmë po merrte paga më të mëdha që me shumë mundësi rritej për çdo sezon. Një tjetër arsye e mundshme është ndryshimi i tendencave në televizion, me komeditë duke u bërë më pak të njohura pasi serialet dramë filluan të marrin vëmendje. Sigurisht, ekziston edhe mundësia që kasti nuk dëshiroi të vazhdojë me serialin, pasi ata tashmë kishin qenë pjesë e tij për 10 vjet, dhe ishte vetëm e drejtë që ata të kishin mundësinë të eksplorojnë role të tjera në film dhe TV. /Insajderi.com

Burimi: ScreenRant