Arrestohen pesë persona të dyshuar për vdekjen e reperit të njohur

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vdekjen e reperit të njohur

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e reperit Pop Smoke, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

20-vjeçari u vra në një grabitje të dyshuar në shkurt. Tre burra dhe dy nën moshën 18 vjeçare janë në arrest, thonë Departamenti i Policisë në Los Angeles.

Pop Smoke

“Të dyshuarit grabitën dhe qëlluan Jackson brenda rezidencës, duke e vrarë atë”, thotë policia në një deklaratë.

Arrestimet vijnë një javë pasi u publikua albumi i parë i Pop Smoke.

Më 19 shkurt policia mori një telefonatë në lidhje me një grabitje në Hollywood West pak para orës 5 të mëngjesit.

Ishte nga një prej miqve të reperit Brooklyn në New York, i cili i tha policisë se ata ishin kontaktuar nga një mik brenda rezidencës për një grabitje dhe se njëri prej ndërhyrësve kishte një armë zjarri.

Policia thotë se disa persona hynë në pronën me qira. /Insajderi.com