Eminem në këngën re thumbon personat  që nuk vënë maska

Eminem në këngën re thumbon personat  që nuk vënë maska

Kid Cudi dhe Eminem publikuan bashkëpunimin e tyre të parë të premten me titull “The Adventures of Moon Man & Slim Shady”. Kënga prek një numër temash, nga njerëzit që refuzojnë të vënë maska deri në brutalitetin e policisë, njofton CNN, transmeton Insajderi.

Dyshja publikuan një klip të animuar të këngën së re, në të cilën shfaqen Kid Cudi dhe Eminem si luftëtarë të krimit ose superheronj.

Eminem që asnjëherë nuk zbrapset nga kritikat të shkrirë në artin e tij, duket se kritikon administratën Trump dhe i thumbon njerëzit që refuzojnë të vënë një maskë.

Meqenëse videoja zyrtare e këngës nuk është e qasshme për vendin tonë, më poshtë gjeni një version audio dhe video të tekstit, të përgatitur nga një fans./Injsaderi.com