Catherine, Dukesha e Kembrixhit (e njohur si Kate Middleton) ka një gardërobë shumëngjyrëshe, por ka një ngjyrë Kate siç duket nuk e ka veshur kurrë.
Për dikë që ka qenë në vëmendjen e publikut për më shumë se një dekadë, kjo është një paraqitje mjaft mbresëlënëse dhe mjaft larg rastësisë.
Kate ka veshur ngjyra më të ngrohta si të kuqe të ndritshme, koral dhe pjeshkë, por asnjëherë nuk është fotografuar e veshur me portokalli, njofton Harper’s Bazaar, transmeton Insajderi. Ndërsa më parë besohej të ishte çështje protokolli mbretëror që të mos vishej ngjyra portokalli (shkak se nuk duket bukur në fotografi), mund të ekzistojë një arsye tjetër që Dukeshën të shmangë këtë ngjyrë. Mbi të gjitha, Dukeshën e kanë bërë të qartë që i pëlqen të dërgojë mesazhe me zgjedhjet e saj të ngjyrave.
Sipas Psikologjisë së Ngjyrave, portokallia shoqërohet me një larmi tiparesh, duke përfshirë optimizmin, besimin dhe entuziazmin. Sidoqoftë, ka disa konotacione veçanërisht më pak tërheqëse. “Ndër tiparet negative të kësaj ngjyre janë karakter shumë sipërfaqësor, i lirë, i varur, i shoqërueshëm ose shumë krenarë,”, thuhet në Psikologjinë e Ngjyrave.
Dhe kështu Dukesha zgjedh të shmangë këtë ngjyrë, duke zgjedhur dhjetëra ngjyra tjera. /Insajderi.
Burimi: Harper’s Bazaar, Cosmopolitan