Lagjia e famshme e Amsterdamit, ngjajshëm me shumë biznese të tjera është rihapur pas muajsh pas izolimit për shkak të Korona virusit. Por cilat janë ndryshimet dhe masat e marra për shkak të përhapjes së epidemisë?
Edhepse në këtë lagje gjithmonë janë përdorur masa mbrojtese, epidemia ka ndikuar që këto masa të shtohen. Disa prej ndryshimeve përfshijnë udhëzimin për ndalim të puthjeve, maska të përsonalizuara, dezinfektim i skajshëm dhe kontrollli i vazhdueshëm i klientëve dhe prostitutave për simptoma të Covid-19, raporton Guardian, shkruan Insajderi.
Edhe pse fillimisht është menduar që Covid-19 do të ndikojë në uljen e vizitave të klientëve, nuk ka rezultuar të ndodh kështu. Përkundrazi, puna po shkon mirë dhe vajzat e punësuara janë të lumtura që izolimi ka përfunduar.
Janet van der Berg, nga Qendra Informative e Prostitucionit thotë së “Shumica e punëtoreve janë të mësuara të kujdesen dhe të mbrohen. Ato janë të mësuara me virus edhe më të rrezikshëm si psh AIDS. Shumë prej tyre kishin vështirësi financiare gjatë pandemisë dhe me masat e marra, puna e tyre nuk përbën rrezik”, përfundon ajo./Insajderi.com